Njoftim për shtyp: Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë dënon ashpër sjelljen jodemokratike dhe ofenduese të politikanëve bullgarë

Njoftim për shtyp:

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë dënon ashpër sjelljen jodemokratike dhe tejet ofenduese të politikanëve bullgarë

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë dënon ashpër sjelljen jodemokratike dhe tejet ofenduese të politikanëve bullgarë ndaj popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase. Në kërkesat e saj, shteti bullgar tregon se nuk e meriton vendin që mori në familjen evropiane. Sjellja e Bullgarisë ndaj Maqedonasve në Pirin është gjithashtu dëshmi e sjelljes shoviniste të politikës Bullgare ndaj atyre që nuk ndjehen bullgarë në shtetin Bullgar. Shoqata Maqedonase “Ilinden” – Tiranë njëkohësisht dënon shantazhin e papranueshëm të Sofjes ndaj Shqipërisë duke kërkuar të drejta për  bullgarë që nuk ka! Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë nuk ka Bullgarë që jetojnë në Shqipëri, Maqedonasit në Shqipëri nuk janë Bullgarë! Maqedonasit në Shqipëri nuk mund të jenë një dëm kolateral për shkak të shantazhit bullgar ndaj Shqipërisë për Bashkimin Evropian!

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj 


/gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne