Normandi, kur francezët akuzonin amerikanët: këta imoralë! (video)

Perëndimi po përkujton 75-vjetorin e zbarkimit në Normandi, betejës së famshme kundër nazistëve, e cila zyrtarisht shënon triumfin përfundimtar mbi Hitlerin.

Më 6 qershor 1944, më shumë se 150.000 ushtarë aleatë u nisën drejt bregdetit verior francez, duke filluar kështu çlirimin e Europës nga pushtuesit nazistë.

Por tej anës heroike, si në çdo luftë, ajo pati dhe anën erotike, atë më të ultën njerëzore.

“Kur erdhën gjermanët, u kemi thënë njerëzve për të fshehur. Por kur mbërritën amerikanët, ne duhej të fshihnim gratë”, thonin francezët atë kohë.

Kjo lloj ironie e hidhur franceze, i referohet “aventurave erotike” nga ushtria amerikane – siç shkruan historiani Mary Louise Roberts në librin “Seksi dhe ushtarët amerikanë në Luftën e Dytë Botërore në Francë”.

Nga ana tjetër, propaganda ushtarake amerikane e portretizoi Francën si “një bordel të madh me 40 milionë hedonistë”.

Lexuesit e gazetës ushtarake amerikane “Stars and Stripes”, ishin në gjendje për të mësuar frazat franceze si “Je shumë e bukur”, “Unë nuk jam i martuar” dhe “A janë prindërit e t’u në shtëpi?”.

Imoraliteti amerikan shkaktoi zemërim në qytete si Le Havre dhe Reims, ku ushtarët kryenin marrëdhënie seksuale në parqe, varreza, rrugë dhe ndërtesa të braktisura.”

Më shumë se 150 ushtarë amerikanë janë dënuar për përdhunim, ku pretë tyre ishin zakonisht femra me ngjyrë me origjinë koloniale.

Këto raste shkaktuan një skandal që në shoqërinë franceze u përkthyen si “padrejtësi racore amerikane”.

Më poshtë mund të ndiqni dy materiale filmike nga zbarkimi në Normandi…/tesheshi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne