Norvegji, gjatë sulmit me thikë vritet një grua, plagosen dy të tjera

olicia norvegjeze njoftoi se në një qytet të vogël në jug të vendit janë sulmuar me thikë tre gra, prej të cilave një ka vdekur si pasojë e plagëve.

Policia bëri të ditur se sulmet ndodhën në lokacione të ndryshme në qytetin Sarpsborg, 80 kilometra në jug të Oslos. Përveç se një grua u vra, një tjetër u plagos rëndë, ndërsa gruaja e tretë u lëndua në dorë.

Policia tha se njëra prej grave ka njohur sulmuesin e dyshuar dhe se më vonë u arrestua në një apartament në Sarpsborg. Është e paqartë nëse dy gratë e tjera e njihnin atë.

Aktualisht nuk ka shenja të përfshirjes së sulmuesve të tjerë.

Transmetuesi norvegjez shtetëror NRK tha se goditja e parë me thikë u bë në një stacion autobusi në Sarpsborgun qendror.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë por gazeta lokale “Sarpsborg Arbeiderblad” tha se sulmuesi i dyshuar ka prejardhje kriminale me një histori dhune./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne