Rajoni

“Nryshimet në Ligjin për Azil, mbrojnë të drejtat e refugjatëve”

Gjatë debatit u tha se mungesa e ligjit pengon regjistrimin e njerëzve të cilët transitojnë në shtet, që me automatizëm krijon një mjedis të përshtatshëm për krim të organizuar.

Sipas saj tha se në disa raste kanë reaguar duke kundërshtuar ndryshimet në ligjin për Azil.

“Ajo që ngjalli reagimet tona ishin ndryshimet në prill të vitit 2016 të cilat i miratoi Kuvendi, të cilat pamundësuar refugjatët të kërkojnë azil në Maqedoni. Projekt-amendamentet tona u dorëzuan në qeveri në qershor të vitit 2016, por akoma nuk janë shqyrtuar”, tha Smailloviç.

Sipas saj, një tjetër dispozitë problematike është bashkimi familjar, i cili, siç tha ajo, në Maqedoni mund të ndodhë 3 vjet pasi azilkërkuesi të fitojë të drejtën.

Pikërisht nga këto arsye tha ajo, duhet të miratohen propozimet e parashtruara me të cilat qendrat transitore të shndërrohen në qendra të pranimit dhe personave t’u mundësohet të deklarohen nëse dëshoirojnë të kërkojnë azil.

Snezhana Teodosieva Jordanoska nga Mekanizmi Nacional Parandalues ndaj torturës në institucionet e mbyllura, tha se kjo është një njësi organizative e Avokatit të Popullit, e cila monitoron kushtet e banimit të refugjatëve dhe emigrantëve në qendrat e tranzitit në Maqedoni, në Vizbeg të Shkupit dhe në Qendrën për të huajt në Gazi Babë gjithashtu në Shkup.

“Konkluduam se shpesh herë ushqimi ndahet vetëm një herë në ditë për të gjitha tre vaktet, ndërsa në fundjavë është ndarë një herë në ditë për dy ditë, që me të vërtetë është jonjerëzore. Ky ushqim nuk ka vlerat e nevojshme ushqyese, veçanërisht për fëmijët që kanë nevojë të kenë një dietë të duhur, prandaj nevojitet që OJQ-të të donojnë ushqim për refugjatët”, tha Jordanoska.

Ne debatin e sotëm mbi krizën e refugjatëve dhe lëvizjet migratore të përziera u tha se ende ndodh dëbimi i paligjshëm i emigrantëve dhe refugjatëve nga Maqedonia në Greqi.

OPINIONE