Nuk deklaroi dënimin, KQZ i heq mandatin këshilltarit të Bashkisë Pukë

KQZ i hoqi sot mandatin anëtarit të këshillit bashkiak të Pukës, Bibë Kolaj. Sipas KQZ-së ai ka qenë i dënuar me 3 vjet burg dhe nuk e ka deklaruar.

“Ky është një nga rastet që KQZ e ka shqyrtuar që në datën 7 shkurt 2017. Për shkak të verifikimeve të vazhdueshme e ka shtyrë këtë proces duke kërkuar fillimisht një informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe më pas informacion nga Prokuroria e Përgjithshme. Duke qenë se informacioni nga prokuroria ka ardhur me datë 19 mendoj të vazhdojmë me shqyrtimin.

I kemi kërkuar prokurorisë së përgjithshme të na bëjë një përllogaritje të përgjithshme të kohës së burgimit që ka bërë anëtari i bashkisë Pukë. Na ka dhënë vendimin e gjykatës së shkallës së parë Pukë dhe vendimin e Apelit, të formës së prerë në bazë të cilit rezulton se ky zotëri është i dënuar me vendim të formës së prerë me 3 vjet burgim”, thuhet në relacionin e KQZ-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne