“Nuk do të shkelin kurrë në SHBA”, ambasada jep mesazhin e fortë: Nga Llalla te Dako e Doshi, 14 shqiptarë “non grata” (Video)

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thekson se është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën, dhe veçanërisht në Tiranë.

Përmes një videoje në “Facebook”, ambasada e SHBA shpjegon përcaktimet publike për korrupsionin madhor, teksa thekson se kur një zyrtar qeveritar është përfshirë në korrupsion, Sekretari i Shtetit ka autoritetin ta shpallë atë dhe familjen e tij si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Amerikë.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA./balkanweb

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne