Nuk e kisha ditur që një deputete e PD-së paska më shumë rëndësi se opozita, hiqni dorë nga përçarjet, se latë nam”

Ardhja e Hoyt Brian Yee në Tiranë u pa si mundësia e fundit për të gjetur një zgjidhje mes palëve për ngërçin politik.

Po deri më tani nuk është parë asnjë ndryshim në qëndrimet e partive politike. Për gazetarin Erion Kristo, përzgjedhja e 4 deputetëve të opozitës për t’i takuar veçmas nuk është parë e arsyeshme. Madje është parë si një përçarje.

‘’Sdi ça të them. Ky zëvendësndihmesi ishte pak i thartë. Ky nuk erdhi për negociata. Ky erdhi për ultimatum. E dha verdiktin para se të vinte. Me një llaf, nga gjithë ky sherr disa mujor nuk doli asgjë serioze për ardhmërinë.

Thjesht do luftohet pak droga, po VOTA prape do mbetet mall. Edhe një gjë nuk kuptova: këtë idenë për ta ndarë opozitën në katër pjese. Nuk e kisha ditur që një deputete e PD-së të paskësh kaq rëndësi sa tërë opozita bashkë.
Hiqni dorë nga përçarjet, se latë nam. Na ktheni demokracine. Juve ju dukem i vogël unë, prandaj smë takoni, prandaj smë dëgjoni.

Ju merrni ne takim pikërisht ata që ambasadori ua ka përcaktuar qartë se sa të shtrenjtë e kanë orën ose makinën. Po do vijë një ditë që do ju bëj të më prisni pas dere. Mos kini merak. Se kur ti përkas një kombi tjetër, do t’i ta bëj veten me vlerë atje’’, shkruan Kristo.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne