Nuk e mbajnë frenat, makina përfundon në lumë

Një aksidenti ndryshe nga të tjerët ka ndodhur sot në qëndër të Fier.

Drejtuesi i një automjeti tip Benz ka tentuar të parkojë mjetin e tij në një kantier ndërtimi ku një firmë po punon rehabilitimin e lumit Gjanica.

Siç mësohet mjetit nuk i kanë mbajtur frenat dhe ka rrëshqitur në një shkallë betoni që është për këtë lumë. Nga rrëshqitja mjeti ka përfundnuar në lumë.

Fatmirëshisht çifit i të moshuarve që ishte në makinë nuk janë dëmtuar. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje opër tu ardhur në ndihmë qytetarëve./Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne