‘Nuk ju kemi asnjë detyrim’: Nacionalistët polakë marshojnë kundër ligjit për kompensim të holokaustit

Qindra qytetarë marshuan drejt Ambasadës së SHBA-së në Varshavë si pjesë e një proteste kundër presionit të SHBA-së ndaj Polonisë për të kompensuar hebrenjtë që humbën pronat gjatë Holokaustit. Tubimi ka ndezur akuzat për antisemitizëm.

Mbështetësit e nacionalistëve dhe të ekstremit të djathtë u tubuan të shtunën në zyrën e kryeministrit polak Mateusz Morawiecki, ku u bënë bashkë kundër legjislacionit të SHBA-së S. 447, i njohur edhe si Akti i Drejtësisë për të Mbijetuarit e Pakompensuar (JUST). Ai u kthye në ligj vitin e kaluar dhe kërkon nga Departamenti i Shtetit që të monitorojë në dhjetra vende kthimin e pronave të humbura gjatë Holokaustit.

Qyetarët marrin pjesë në protestën kundër vendimit të Senatit Amerikan për të pranuar një ligj që lejon popullin hebre të kërkojë kompensim për pronat e humbura gjatë Luftës së Dytë Botërore në Varshavë, Poloni, 11 maj 2019. © Agencja Gazeta / Reuters / Maciej Jazwiecki
Morawiecki shprehu mbështetje për protestuesit, duke argumentuar se janë polakët ata që meritojnë të kompensohen për krimet naziste. Protestuesit, shumë prej të cilëve mbanin parrulla nëpër duar dhe brohorisnin me slogane, marshuan drejt ambasadës amerikane në Varshavë.

Njerëzit shiheshin teksa mbanin slogane të tilla si “Polonia nuk ka detyrime”. Ata brohorisnin: “Kjo është Polonia dhe jo Polini”, shqiptimi hebere për Poloninë.

Kundërshtarët e ligjit të kompensimit këmbëngulin se ai do ti shkaktojë dëme serioze ekonomisë së vendit dhe pretendojnë se vetë Polonia asnjëherë nuk është kompensuar në mënyrë adekuate nga Gjermania për krimet naziste. Grupet e ekstremit të djathtë pohojnë se Akti 447 mund ta detyrojë Poloninë që të paguajë më shumë se 300 miliardë dollarë si kompensim.

Qyetarët marrin pjesë në protestën kundër vendimit të Senatit Amerikan për të pranuar një ligj që lejon popullin hebre të kërkojë kompensim për pronat e humbura gjatë Luftës së Dytë Botërore në Varshavë, Poloni, 11 maj 2019. © Agencja Gazeta / Reuters / Maciej Jazwiecki

Protesta është përshkruar nga shumë njerëz si antisemitike, ndërsa disa madje e kanë përshkruar eventin si një nga tubimet më të mëdha anti-hebraike të kohëve të fundit.

Rafal Pankowski, kreu i grupit kundër urrejtjes Never Again, tha për AP se tubimi ishte “ndoshta më i madhi demonstrim rrugor anti-hebre në Evropë në vitet e fundit”.

I dërguari më i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit për antisemitizmin, Elan Carr, ishte kohët e fundit në Varshavë, ku theksoi se SHBA dëshiron vetëm që Polonia të përmbushë një angazhim jo të detyrueshëm që bëri në 2009 për të ndërmarrë veprime për kompensimin e viktimave të Holokaustit. Ai gjithashtu deklaroi se Uashingtoni e njeh Poloninë si një viktimë të pushtimit nazist.

Grupet e krahut të djathtë kanë parë një rritje të popullaritetit të tyre në Poloni, i cili vazhdon të përplaset me Bashkimin Evropian për çështje që variojnë nga mbrojtja e mjedisit deri në reformën gjyqësore./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne