Nuk ka qetësi në SHBA, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur në Kaliforni

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka qetësi këtë javë.

Vetëm pak ditë pas sulmeve me armë në El Paso të Teksasit dhe Dayton të Ohio-s që morën jetën e 31 personave ka ndodhur një përleshje ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia sepse dyshohet si autori i këtyre vrasjeve. Sulmet janë kryer në seri, ndërsa policia akoma nuk e ka bërë të ditur identitetin e autorit./Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne