Opinion

Nuk ka sovranitet për popujt e Ballkanit pa fituar Turqia sovranitet të plotë?

Savash VELIU

Jemi duke u bërë dëshmitar okular që do të lënë gjurmë historike në zhvillimet gjeopolitike që bëhen në mënyrë idioteske e që nuk kufizohen assesi me rrethet politike e as me organizmat ose me qeveritë e shteteve.

Kështu para pesë viteve patën filluar bisedat sekrete për menaxhim ekonomik të botës mes dy fuqive botërore, SHBA dhe Evropës, gjë të cilën e bënë publike sot! Ata kanë arrit marrëveshjen e duhur nga cila po del se ata sërish do të diktojnë edhe më tej politikën botërore sipas interesave të tyre nacionale, me të mirë apo me të keq!

Dmth, këtu bëhet fjalë për disa ndryshime të kufijve politike, si rrezik nga zvarritja e disave prapa skenës historike, disa të tjerë të futen në pozicione të mbetjes historike, e shtete të tjerë do të bëhen qendër kryesor në luftërat regjionale të ridizajnimit.

Në të gjitha këto zhvillime Turqia është qendra e saj. Ajo është në qendër të gjeografisë qoftë si aktorë apo si viktim. Sot pas trembëdhjet viteve të qeverisjes së Erdoganit atë me shpejtësi duan ta këthejn në viktim pas grushtetit të bërë në Egjipt. Këtë e tregojnë zhvillimet aktuale në kufijtë e Turqisë jugore. Toka këta që fshehin rezerva të mëdhaja të naftës dhe xehesh!

Të gjitha Marrëveshjet e bëra me Ish “Pushtetin Osman” janë të drejtuara në shpërfilljen me objektiv për të rivazhduar edhe më tej okupimi si pasoj e skenareve të ridizajnimit të kufijve të reja rajonale që synon botërisht grabitje e jo rikthim i të premtuarëve të paraparë sipas marrëveshjeve ekzistuese qindvjeçare!

Prandaj asnjë shtet apo popull Ballkanas nuk do ta përqafoj sovranitetin e premtuar nga fuqitë ekonomike të botës derisa atë nuk do ta fitoj plotësisht Turqia si aktor protagonist që është bartëse kryesore dhe nënshkruese me garantim të kthimit të tyre merritorisht tek ish popujtë perandorak. Kjo pritet të ndodh sipas vizionarit Erdogan nën slloganin transparent të tij “Caku është 2023” (Marrëveshja e Llozanës) ose “Turqia e Re” e modernizuar dhe garantuese e paqes mbi drejtësi të regjionit e më gjërë!

Eshtë e qartë se ata nuk do të jenë në disponim të mbajnë fjalën qindvjeçare që pas skadimit të kohës do ta kenë dorëzuar dhe zbatuar premtimet e dhëna botërisht për rikthimin e drejtë të tokave pronarëve të tyre sepse, mbi të janë projektuar marrëveshje të reja djallëzore duke anashkaluar të drejtat e popujve për vetvendosje të sovraniteteteve të plota. Projektet e ridizajnimit tregojnë se ato do të vazhdojnë mbajtjen nën protektorat ose më mirë me thënë nën qera popujtë e monopolizuar për një eksploatim edhe më të madh ekonomikë të tyre!

Historia tregon se pas shpërbërjes së Halifatit Osman, “Territoret Shqiptare” i’u dhuruan si “peshqesh lufte” shteteve të rikrujuara fqinje ngase shqiptarët shiheshin si bashkëpuntor perandorak, i cili nuk kishte fuqi ekonomike që të paguaj dëmshpërblimin me para të gatshme, dhe i’u morr e drejta të menaxhoj me tokat e veta. Tani pas vitit 2013 me të drejtë tokat duhet t’i kthehen trungut shqiptar… por kjo a do të ndodh në mënyrë të shëndetshme dhe transparente apo sërish e cunguar, koha do ta tregoj!?

Momentalisht zbatimi i një politike të tillë nuk shihet me disponim sepse fabrikohenë kurthe mbi kurthe për t’i manipuluar qeveritë e shteteve ballkanase me statuskuo duke sajuar fërkime konfliktuoze të brendshme për të shpërndar vemendjet nga zgjidhjet kyçe dhe jetike të tyre…! Kjo dihet se mund të realizohet vetëm me ndërhyrje të Turqisë si një protagoniste e fuqishme në skenën e zhvillimeve politike dhe ekonomike botërore, ndryshe jo!

Prandaj të gjithë ish aktorët botëror nënshkrues të “Marrëveshjeve” të së kaluarës zbritën urgjentisht në prani të kufijve jugor të Turqisë për të parandaluar hovin e zhvillimit ekonomik dhe ushtarak turk, që prej Rusie, SHBA, Britania, Gjermania, Franca të ndihmuar nga Israeli dhe Irani për të minimizuar rolin e saj në pazarllëqet e së nesërmes si partnere me fuqi ekonomike të barabart në tavolinë!.

OPINIONE