“Nuk kemi marrë pagën e luftës”, punonjëset e fasonerisë në Përmet dalin në protestë

Rreth 100 punonjëse të një fasonerie në Përmet kanë protestuar sot, pasi firma ku punojnë dhe administratori, nuk ka aplikuar për të përfituar pagën e luftës.

Punonjëset thonë se ato nuk kanë marrë pagat dhe janë interesuar pranë autoriteteve të cilët i kanë njoftuar se janë përfituese të” pagës së luftës”.

“Duam atë që na ka dhënë shteti. Ku ta kërkojmë këtë. Të gjithë na thonë se na takon kjo pagë por nuk e kemi marrë. Ne pa marrë lekët nuk fillojmë punën”, thotë njëra prej tyre./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne