Shqiperia

‘Nuk largohemi pa na pritur Rama’, protestë para kryeministrisë për ndërtimin e HEC-ve në Valbonë

Sot është zhvilluar një protestë para kryeministrisë nga përfaqësues të Shoqërisë Civile, ambientalistë si dhe banorë të Tropojës, kundër ntërtimeve në Valbonë.

Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimet: Mos ma prek Valbonën“, “Stop HEC-et“, “Zëri i Tropojës, STOP HEC-et“, “Lumi jonë është i sulmuar, zgjohu sa nuk është vonë”, duke kundërshtuar kështu ndërtimin e HEC-ve në Park Kombëtar.

Ata kanë paralajmëruar se protesta do jenë maratonë përpara Kryeministrisë, derisa t’i presë në takim kryeministri Edi Rama. Tubimi vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative të datës 3 nëntor, e cila lejoi ndërtimin e tre HEC-ve përgjatë lumit me të njëjtin emër.

OPINIONE