Nuk ndalen tërmetet edhe gjatë natës, ndihen lëkundjet e tokës deri orët e para të mëngjesit

Shqipëria është lëkundur sërish nga tërmetet gjatë natës. Pas goditjes se fortë të regjistruar paraditen e së mërkurës, që shkundi Tiranën dhe disa qytete të tjera të vendit dhe se paku 10 tërmeteve te tjerë te regjistruara gjatë ditës se djeshme, natën e kaluar janë regjistruar të tjera lëkundje.

Goditja më e fortë e regjistruar ka qenë ajo e orës 00:49, me epiqendër ne Shijak dhe me magnitudë 4.3.

IGJUEM ka regjistruar gjatë natës disa goditje tërmeti duke nisur nga ora 00:12 e datës 6 korrik, me epiqendër ne Gjirin e Lalzit për të vijuar me të fundit të regjistruar për sot atë të orës 03:51 në Lezhë me magnitudë 3.1.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne