Nuk ndalet droga as në kohë koronavirusi, shqiptari arrestohet bashkë me të fejuarën e tij. Policia u gjen 15 kg kokainë

Policia Italiane ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi akuzohet se po trafikonte drogë. Prokurori i Firences kishte kërkuar për shqiptarin arrestimin, pasi shprehej se kishte prova kundër tij dhe prej kohësh ishte shpallur në kërkm.

Tashmë shqiptari duhet të vuajë një dënim të mbetur prej 5 vjet e gjashtë muaj burg, pasi gjykata kundër tij kishte dhënë vendimin që prej marsit të vitit 2028.

Sipas mediave italiane, 34-vjeçari u ndalua bashkë me të fejuarën e tij, në dalje të një autostradre. Sjellja e çuditshme e tyre ka ngritur dyshime tek karabinierët.

Këta të fundit kanë vendosur të kontrollojnë makinën dhe në brendësi të saj dhe në motor kanë gjetur jo pak, por 15 kilogramë kokainë.

Por edhe pse u kap me një sasi të madhe kokaine dhe ka për të vuajtur një dënim, të mbetur prej kohësh 34-vjeçari u shoqërua në shtëpinë e tij, ku ai do të vuajë dënimin me arrest shtëpiak./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne