“Nuk protestojmë për godinat por për demokracinë”, opozita bën rezistencë në Mat dhe Prrenjas

Në dy bashki të vendit gjatë paradites së sotme ka patur rezistencë nga mbështetës të opozitës të cilët i kanë dalë në mbështetje kryetarëve të tyre për të mos liruar zyrat e institucioneve përkatëse.

Në Bashkinë e Matit, punonjës dhe militantë të PD-së protestuan kundër zgjedhjeve të 30 Qershorit, pasi sot bëhej konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak dhe betimi i kryetarit Agron Malaj.

Prej 4 vitesh kjo Bashki është drejtuar nga Nezir Rizvani i Partise Demokratike. Në mbeshtetje të protestuesve Matjane ishte edhe Koordinatori i PD për Qarkun Dibër, Enkelejd Alibeaj i cili tha se qyteatërët nuk po protestojnë për godinën por për demokracinë.

“Ky është një akt tjetër që tregon se nuk mund të vidhet pushteti kështu siç e vjedh Rama. Nuk ka gjë më shkatërruese për stabilitetin, për demokracinë po e po ajo që është duke bërë kjo qeveri, pa zgjedhje pa votime, duke i zgjedhur ajo edhe Bashkitë. Nuk është se këtu ka ardhur një kryetar bashkie, këtu kanë sjelle thjesht dhe vetëm një hajdut të vogël bashkie. Gjithë qytetarët e Matiti janë për të treguar se nuk kanë për të bashkëjetuar me këtë situate, as sot as nesër dhe asnjëherë. Situata do duhet të zgjidhet edhe sipas institucione. Qytetarët duhet të rezistojnë jo vetëm, për godinën por për demokraci. Kjo është ajo që kanë dalë të tregojnë qytetarët e Matit. Ajo që ne kemi thënë edhe kohë më parë nuk është kërkesë e opozitës por e qytetarëve. Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme për të zgjedhur njëriun e duhur që do ti qeverisë 4 vitet në vazhim. Kërkesa për zgjedhje është e qartë, është e sigurt që do ketë zgjedhje të parakohshme. Do ketë zgjedhje për pushetin lokal dhe pushtetin qëndror”, deklaroi Alibeaj.

Po gjatë paradites së sotme një situatë e ngjashme është paraqitur edhe në Bashkinë Prrenjas, ku përpara se socialisti Nuri Belba të merrte detyrën, Miranda Rira e cila vjen nga rradhët e LSI deklaroi se nuk do të lirojë ambientet e zyrës në të cilat ka qëndruar 4 vjet.
Gjithsesi Këshilli Bashkiak i Prrenjasit u konstituua në ambientet e shkollës 9 vjecare “Qybra Sokoli”. Nuri Belba bëri betimin si kryetar i ri i Bashkisë Prrenjas ndërsa Kryetare e këshillit u zgjodh Flutura Haka./Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne