“Nuk u jepet dora kriminelëve”/ Mbahet protesta kundër KMSH për pritjen e Herzog

Dhjetra qytetarë protestuan sot përpara selisë së Komunitetit Musliman Shqiptar për të kundërshtuar pritjen që Shteti Shqiptar i bëri Presidentit Izraelit Isaac Herzog dhe takimit të nënkryetarit të KMSH me kreun e shtetit Izraelit.

Me thirrjet “Palestina e Lirë”, “Nuk i jepet dora kriminelit” dhe “Jo në emrin tim” dhe pankarta të shumta në duar, protestuesit akuzuan krerët e lartë të shtetit dhe KMSH për mbështetje të gjenocidit Izraelit ndaj muslimanëve në Palestinë.

Protestuesit akuzuan krerët e KMSH si të lidhur me Gulenin duke u kërkuar të largohen nga institucioni që drejton muslimanët shqiptarë.

Protestuesit e quajnë “tradhëti” ndaj muslimanëve në Gaza, takimin e Taulant Bicës me Presidentin Herzog./GazetaImpakt/ 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne