Numri global i vdekjeve nga COVID-19 tejkalon shifrën 200 mijë

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 200 mijë.

Të dhënat e universitetit tregojnë se numri i vdekjeve ka shkuar në 200.698, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 2.865.938 dhe numri i të shëruarve në 810.327.

SHBA vazhdon të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi me 924.576 raste të konfirmuara dhe pothuajse 53 mijë vdekje.

Me 26.384 viktima Italia renditet e dyta për nga numri i vdekjeve, ndërsa Spanja renditet e dyta për nga numri i rasteve të konfirmuara me gjithsej 223.759 të infektuar.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.8 milionë, me rreth 200 mijë të vdekur dhe rreth 803 mijë të shëruar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne