Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza tejkalon 53 mijë, Izraeli vazhdon me luftën gjenocidale

Të paktën 53.339 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit që nga tetori i vitit 2023, me 67 palestinezë të tjerë të vrarë brenda 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se 67 trupa të palestinezëve u sollën në spitale në 24 orët e fundit, ndërkohë 360 të tjerë u plagosën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 121.034.

“Shumë viktima akoma janë të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria palestineze. Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës dhe vetëm atëherë ka vrarë 3.193 palestinezë dhe ka plagosur 8.993 të tjerë, duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në muajin janar.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne