Numrit dy të qeverisë mike të Shqipërisë i publikojnë pamjet me prostituta dhe kokainë

Qeveria kroate ndodhet në “cunamin” e një skandali ku zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tomislav Tolušić, është shfaqur në foto me një prostitutë dhe kokainë.

Fotot janë botuar nga gazeta kroate “Nacional”. Në foto shfaqet  Tolušićin ulur në kolltuk dhe në prehrin e tij është një grua me flokë të zezë thuajse e zhveshur. Fytyra e saj nuk mund të shihet.

Në foto, gruaja me flokë të zeza duket se po mban një telefon celular në dorën , dhe Tolušić dyshohet se po konsumon kokainën.

Kryeministri Andrej Plenković tha të mërkurën se “rasti Tolušić’ ishte një përpjekje e pabesë për të destabilizuar qeverinë e tij, duke hedhur poshtë fotografitë e publikuara

 “Ne kemi parë tashmë mesazhet e fabrikuara tekst midis prokurorëve të shtetit, gjyqtarët, kryeministrit, zëvendëskryeministrit, por ne nuk kemi parë asgjë si kjo më parë,” tha Plenkovic në fillim të mbledhjes së qeverisë, duke shtuar se sajimi i fotografive komprometuese të zëvendëskryeministrit  ishin kthyer në temën kryesore ditët e fundit.

Kryeministri theksoi se të gjithë në qeveri u zemëruan nga përpjekja për të goditur ministrin Tolušić, i cili mund të ketë pasoja të rënda edhe në jetën e tij private.

“Kjo meriton dënimin më të fortë dhe, natyrisht, pres që autoritetet të gjejnë autorin dhe të zbulojnë motivin e tyre”, tha Plenkoviç.

Mediat kroate shkruajnë se pamjet janë filmuar në Beograd.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne