Pasi u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe Sheikun e Emirateve të Bashkuara Arabe, Diab Bin Zayed Al Nahyan, kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov ka kryer në takim zyrtar me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.
“Është shumë mirë të takohesh me ty”, shkruan kampioni 30-vjeçar, duke përshkruar foton me kreun turk.
Takimi i shkurtër me Erdogan është kapur edhe nga kamerat dhe është postuar në kanalin e YouTube të “TV Channel 24 Turk”.
https://youtu.be/6BT4MSS1X-o
/Ora News.tv/
