Nxënësit shqiptarë që mësojnë gjuhën turke vizitë në Turqi

Një grup me nxënës nga Shqipëria po vizitojnë Turqinë, në kuadër të shkëmbimit të kulturës dhe traditave mes dy vendeve.

Për përcjelljen e tyre në qytetin Edirne u organizua një aktivitet nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë dhe Fondacionit ALSAR.

I pranishëm në aktivitetin ku ishin nxënësit e Gjimnazit “Asim Vokshi” Tiranë, si dhe nxënësit e Fondacionit ALSAR, pjesë e këtij ekskursioni, ishte edhe Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

“Nxënësit që po nisen nga Shqipëria drejt Turqisë, janë nxënës që mësojnë gjuhën turke. Ky udhëtim u mirëprit nga Prefektura e Edirnesë e cila do i shoqërojë në udhëtimin 4 ditor, si dhe zyra e Ministrisë së Jashtme të Turqisë në Edirne”, tha ambasadori Yörük.

Ambasadori turk theksoi se nxënësit gjatë vizitës së tyre do të mësojnë më shumë rreth traditave dhe kulturës së Turqisë.

Të pranishëm në përcjelljen e nxënësve ishin edhe prindër dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.

Grupi prej rreth 30 nxënësish do të qëndrojnë në qytetin Edirne në datat 01-04 gusht./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne