Nxirret jashtë nga pronari i një restoranti Sarah Sanders, në rrjetet sociale plasin komentet

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders dhe familja e saj u nxorrën jashtë nga një restorant në Virxhinia të premten. Ngjarja e ndodhur ka ndezur komentet mbi politikën amerikane të emigracionit.

“Kisha vetëm 2 minuta që po i shërbeja Sarah Sandersit para se pronari ta nxirrte jashtë së bashku me 7 anëtarët e tjerë të familjes së saj,” shkroi në Facebook kamerieri i restorantit Red Hen (Pula e kuqe), Jaike Foley-Schultz. Postimi i tij u shpërnda në Twitter së bashku me një shënim në dukje nga restoranti që përfshinte fjalët “86 – Sarah Huckabee Sanders”. Termi ’86’ përdoret nëpër restorante për të nënkuptuar një shërbim të refuzuar ose nxjerrjen jashtë të diçkaje.

Sanders e konfirmoi incidentin në Twitter ditën e shtunë.

Ndërsa lajmi mbi incidentin u përhap, faqet e restorantit, Yelp dhe Facebook u mbushën me komente vlerësimesh, kritikash dhe talljesh për nxjerrjen jashtë të sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

“Ju pëlqeu kur e përzutë nga restoranti, megjithatë TRUMP është ende presidenti juaj,” tha një comentues Facebook.

“Gjithësecili në këtë vend duhet të marrë një qëndrim, dhe unë qëndroj në krah të pronarit të restorantit. Nuk do të lejoj asnjë person nga kjo administratë të hyjë në biznesin apo shtëpinë time,” tha një tjetër komentues.

Babai i Sandersit dhe ish-guvernatori i Arkansasit Mike Huckabee e akuzuan restorantin për intolerancë duke shkruar ne Twitter, “Fanatizëm në menunë e restoranit Red Hen në Lexington VA.”

Më herët këtë javë, Sekretarja e Sigurisë për vendin, Kirsten Nielsen u përzu nga një restorant meksikan në Uashington nga disa klientë të zemëruar për politikën zero tolerancë mbi emigracionin ilegal, ku po shihen fëmijët sesi po ndahen nga prindërit e tyre. Këshilltari Stephen Miller, që mendohet të jetë arkitekti i politikës, gjithashtu u kritikua dhe u quajt fashist ndërsa po darkonte në një restorant meksikan në Uashington të dielën e kaluar.

Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv ku pretendon se do t’i japë fund praktikës se mbajtjes bashkë të familjeve në paraburgim./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne