Opinion Shqiperia

O Edvini lidhi zagarët Moxhahedin

GJERGJ THANASI

Kryeministri Edvin i këshilluar edhe nga padroni dhe mentori i tij Xhorxh Sorrosi nënshkroi një marrëveëshje ende sekrete me ish sekretarin e shtetit Kerri për transferimin nga Iraku dhe strehimin në Shqipëri të 3000 e kusur Moxhahedinëve iranianë MEK. Kjo marrëveshje, që shkonte shumë, shumë më larg se strehimi në Shqipëir nga ish kryeministri Berisha i pak dhjetra syresh muxhahedinë u konsiderua nga kryeminsitri Edvin, si një mrekulli, që sjell vetëm fitim. Për kryeminsitrin kjo ishte një shlyerje e gafës dhe zbythjes së tij për problemin e demontimit në Shqipëri të armëve kimike të Asadit. Kjo marrëveshje e fuste administratën e Presidentit Obama në borxh personalisht te kryeministri i një vendi të vogël ballkanik. Në Shqipëri do të kishim mbi 3 000 “turistë” bujtës për 365 ditë në vit. Elementë kriminalë afër Edvinit me akuzën minimum vrasje nga pakujdesia mbi shpinë do të përfitonin miliona petro dollar për strehimin, mbrojtjen apo transportin e Muxhahedinëve iranianë MEK apo edhe për ndërtimin e bazës së tyre tip paraushtarake në Manzë të Durrësit, i ashtuquajturi Kampi Ashraf 3. Birinxhi, vetëm birinxhi mund të thoje për të tillë marrëveshje. Faktikisht kryeministri Edvin kishte harruar atë thënien angleze, se nuk ka darkë falas. Mbërritja e kësaj organizate, klike, kulti të kryesuar nga Madam Rajavi në Shqipëri filloi të ketë “efekte anësore” gjithnjë e më shqetësuese. Kujtojmë këtu protesta anti Moxhahedinë të banorëve të Manzës për punënë e varrezave si edhe një sërë zhvillimesh në fushën  e gjyqësorit.

Deri tani në prokurorinë shqiptare ka 4 denoncime (të bëra nga avokatë shqiptarë me prokurë) të familjarëve të individëve të ndryshëm të strehuar në Kmapin Ashraf 3, në Manëz. Të katër kallzimet penale kanë të përbashkët akuzën: heqje e paligjshme e lirisë së personit. Këta familjarë të Moxhahedinëve iranianë MEK akuzojnë organizatën, kultin e Madam Rajavi-t se u ka rrëmbyer të afërmit (fëmijë, vëllezër, motra) dhe ua mban peng në kamp kundra dëshirës së tyre. Cuditërsiht prokuroria shqiptare po heton për këto 4 akuza me shpejtësinë e kërmillit….

Vëllai i Malek Sharaii, moxhahedini iranian, që thuhet se u mbyt në një rezervuar jo larg kampit Ashraf 3 i ka dërguar një letër proteste Filippo Grandit, Komisarit të lartë për Refugjatët pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Faryad Azadi, i vëllai në emër të gjithë familjes informon Sh.T. Filippo Grandi se familja ka bindjen se Malek Sharaii nuk është mbytur aksidentalisht , por është vrarë nga Moxhahedoinët iranianë MEK. Familja Sharaii proteston fuqishëm edhe për qëndrimin e policisë dhe prokurorisë shqiptare, që ka ndërprerë hetimet për të zbuluar si e humbi jetën realisht i ndjeri. Nëna e të ndjerit Masoume Torkamani dhe e motra Zahra Sharaii shpresojnë vetëm në ndihmën e këtij organizmi të OKB-së. Kryeministri Edvin me Rilindjen e tij me Moxhahedinë iranianë MEK po na sjell përsëri në vitin 1990, kur diplomatët e huaj dhe përfaqësuesit e OKB-së i bënin presion diktatorit Alia për të vrarët në muret e ambasadave në Tiranë dhe të zhdukurit në varre pa emër matanë Malit me Gropa. Fatmirësisht kësaj here zagarët e MEK po vrasin iranianë jo ende lavdi Zotit shqiptarë!

Cifti Rababe dhe Mostafa Mohamadi, nuk kanë angazhuar avokat, por kanë ardhur vetë në Shqipëri dhe po kërkojnë me ngulm të takojnë të bijën e tyre Somayeh Mohammad, e cila sipas ciftit është e rrëmbyer nga Muxhahedinët iranianë MEK dhe gjëndet në Kampin Ashraf 3. Cifti në fjalë nuk ka lënë derë institucioni shqiptar pa trokitur, por edhe në zyrat e UNCHR-së gjithashtu. Këta dy prindër hallexhinj i kanë shkruar letër edhe ministrit Xhafa për hallin, që u ka rënë mbi kokë. Ata më 26 korrik 2017 (kam qenë vetë prezent) bënë edhe kallzimin penal për heqje të paligjshme të lirisë së personit pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. Të premten më 27 korrik 2017 një tufë Muxhahedinësh iranianë MEK sulmoi ciftin në fjalë në zonën e Medresesë në Tiranë. Sulmi nuk ishte vetëm verbal me sharje dhe kërcënime, por edhe fizik, me shpulla, grushta dhe shkelma. Baba Mostafa përfundoi në spital, fotot e tija në spital tashëm janë bërë virale në rrjetet sociale shqiptare. Më pas një tufë MEK-sash me parrulla në duar për disa orë ushtruan presion në oborrin e Komisariatit nr. 4 në Tiranë, që policia shqiptare të mos vazhdonte me marrjen në pyetje të “shokëve” të tyre, që sulmuan babanë Mostafa, vetëm se ngul këmbë të takojë të bijën, që besohet se gjendet në Kampin Ashraf 3 në Manzë.

O Edvin o kryeministër dhe kryerilindas i vendit tim, lidhi zagarët o të keqen! Nëse nuk i lidh dot zagarët, sepse të kanë lidhur ata më parë ty, të lutem shumë shpjegoju atyre se janë në Shqipëri për arsye humanitare si persona të mbrojtur nga shteti shqiptarë e jo si tufë mercenarësh, që mund t’i bëjë presion policisë së ngratë shqiptare. Atdheu im Shqipëria nuk është “i sëmuri” i Adriatikut, si Turqia e Sulltan Abdyl Hamitit, “e sëmura e Bosforit”. MEk-sat nuk kanë ekstraterritorialitet, sepse qeveria jote o Edvin, kryeministër i vendit tim, nuk ka nënshkruar kapitolacionet si Sulltan Abdyl Hamiti në vaktit!

O Edvin pash Zotin mos e ul nivelin sot te niveli i Fatmir Mehdi, Meta, Mehdihoxha i 10 viteve më parë, i cili, për të mos ndarë rryshfetin me kolonelë e gjeneralë shqiptarë ,u thoshte se për atë meselenë e fishekëve kinezë në Rinas dhe për ato MANPAD-at dhe katjushat e Gërdecit, Fatmiri si Fatmir nuk kishte marrë asnjë dollar, se po u bënte një favor atyre cunave të CIA-s. Kur shpërtheu Gërdeci me 26 të vrarë e 300 e kusur të plagosur, askush nga “cunat” e CIA-s nuk i doli për zot. Kolonelët dhe gjeneralët legenë shqiptarë përfunduan në burg apo azil në SHBA (SIC!), ndërsa Fatmiri u bë ministër mjedisi! Mos e ul nivelin me përralla CIA-sh, se gjoja MEK-sat e Manzes po hedhin valle në Shqipëri, se ti po i bën favore atyre “cunave” të CIA-s. Hë të keqen mos ma ul pazarin deri te Mediu i Farës!

O Edvin me modesti po të sjell në vëmendje proverbin shqiptar: Qeni, kur zgjidhet nga zinxhiri kafshon edhe të zonë. Po u zgjidhën MEK-sat nga zinxhiri, një zot e di, nëse e ndalojnë kafshimin deri në rang sekretari të përgjithshëm ministrije apo kryeministrije apo shkojnë deri te ministri e kryeministri. Kujdes, se nuk ka vaksinë antirabike, që të bën fajde me këta MEK-sat o kryeministri dhe kryerilindasi i vendit tim!

O Edvin mos i provoko shqiptarët se burrave zonja si zotrote u këputet ushkuri i brekusheve, kur demonstrojnë shqiptarët  si për armët kimike të Assadit, si për pagesën e koncesionit ën Rrugën e Kombit, si për mosprerjen e pyjeve në  Bulqizë etj. MEK-sat e tu futën bishtin nënë shalë, kur nja 50 burra të Manzës protestuan për varrosjen e muxhahedines ën varrezat e Manzës dhe ty o Edvin të gënjen mendja se do ia shohësh hajrin këtyre MEK-save të Manzës?!?!?!?

O kryeminsitri Edvin me përunjësi e modesti po të sjell në vëmendje batutën e filmit “Në Fillim të Verës”: Toka jonë nuk i duron cibanët e huaj. Hë të keqen o Edvin mos mu bëj si personazhi i Caporale Pellegrini-t në atë film, se dreqi ta hajë stërgjyshët e tu si Epaminonda Kolekën i ke pasur Rilindas prej vërteti, që i vunë pushkën Kapidan Spiromilos dhe me pushkë, penë e lira turke ia shkulën Sulltanit “iradenë” për të hapur shkollë shqipe në Rivierën shqiptare.

O Edvin ngjaji stërgjyshit, e vërua kufirin të thana MEK-save të Manzës, në të kundërt ndihmoje tët shoqe Lindën të gllabërojë (hostile merger) bankën e radhës!

OPINIONE