OBI apelon për mbrojtjen e pakicave myslimane dhe vendeve të shenjta të tyre në Indi

Faqja Kryesore BOTA OBI apelon për mbroj…
OBI apelon për mbrojtjen e pakicave myslimane dhe vendeve të shenjta të tyre në Indi
Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) bëri thirrje të martën për mbrojtjen e pakicave myslimane dhe vendeve të shenjta të tyre në Indi.
25.12.2019 ~ 25.12.2019
OBI apelon për mbrojtjen e pakicave myslimane dhe vendeve të shenjta të tyre në Indi
“Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit që prekin myslimanët në Indi dhe jemi thellësisht të shqetësuar për çështjet që kanë të bëjmë me të drejtat e qytetarit (civile) dhe Xhaminë Babri”, thuhet në një komunikatë me shkrim të OBI-së.

Komunikata thekson se çdo veprim/sjellje që bie ndesh me parimet dhe dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, mund të përshkallëzojë tensionin dhe të krijojë kërcënim serioz për paqen e sigurinë në rajon.

Gjykata e Lartë e Indisë vendosi më datë 9 nëntor që t’i akordojë “tempullit hindu” truallin e Xhamisë Babri, prej vitesh objekt debati ndërmjet myslimanëve dhe hinduve.

E cilësuar si “Shën-Sofia e Azisë Jugore”, xhamia në fjalë u shemb më 6 dhjetor 1992 nga militantët hindu duke shkaktuar trazira të mëdha në Indi me pasojë vdekjen e mbi 2 mijë personave, shumica myslimanë.

Vendimi i gjykatës në favor të hinduve shkaktoi një zhgënjim të thellë në radhët e myslimanëve.

Amendamenti i fundit i qeverisë indiane në ligjin për shtetësinë, i cili u njeh të drejtën e nënshtetësisë emigrantëve jomyslimanë që kanë hyrë në Indi përpara datës 31 dhjetor 2014, nxiti gjithashtu një indinjatë popullore me përmasa të jashtëzakonshme në vend.

Ky ligj, që përjashton myslimanët nga e drejta e nënshtetësisë, vazhdon të protestohet në provinca të ndryshme të Indisë që prej datës 9 dhjetor e këtej./TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne