OBI dënon përpjekjet për të sulmuar Mesxhidul-Haramin në Meke

Organizata për Bashkëpunim Islamik dënoi ashpër përpjekjet për të sulmuar Mesxhidul-Haramin në Meke.

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka thënë se janë neutralizuar tre operacione terroriste në Meke dhe Xheda. Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Organizata për Bashkëpunim Islamik me seli në Xheda të Arabisë Saudite, me anë të një deklarate, theksoi se një mysliman i vërtetë në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, nuk mund të mendojë për të sulmuar dhe përdhosur Mesxhidul-Haramin, vendin më të shenjtë të myslimanëve. Mediat e Arabisë Saudite kanë njoftuar se një sulmues kamikaz ka shpërthyer rripin me lëndë eksplozive pasi ishte rrethuar nga forcat e policisë në lagjen Al-Ulja të qytetit Xheda./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne