OBI nesër takim të jashtëzakonshëm për Palestinën

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) do të zhvillojë nesër takim të jashtëzakonshëm në nivel të ministrave të Jashtëm në qytetin Xheda të Arabisë Saudite për të diskutuar të ashtuquajturin “Plani i paqes” të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Në deklaratën e OBI-t në Twitter thuhet se në takimin që do të mbahet nesër në Xheda nga Komiteti Ekzekutiv i Emergjencës me Pjesëmarrje të Hapur në nivel të ministrave të Jashtëm do të diskutohet mbi çështjen e Palestinës dhe qëndrimin e organizatës për “planin e paqes”.

Në takimin e OBI-t në Xheda, Turqia do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne