OBSH: 532 jemenas kanë humbur jetën për shkak të kolerës

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në një raport të saj bëri të ditur se sëmundja e kolerës në Jemen deri tani ka marrë jetën e 532 personave.

Në raportin e kësaj organizate thuhet se deri ditën e martë janë regjistruar gjithsej 605,300 raste të të prekurve nga sëmundja e kolerës në Jemen. Për shkak të agresionit dhe bombardimeve të Arabisë Saudite kundër Jemenit, infrastruktura e këtij vendi është shkatërruar dhe sidomos sistemi i ujësjellësit i cili është edhe një nga burimet e përhapjes së madhe të sëmundjes së kolerës. Vlen të theksohet se Arabia Saudite ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit që prej marsit të vitit 2015 duke lënë të vrarë mbi 12 mijë civilë jemenas dhe plagosur me mijëra të tjerë, ndërkohë që miliona jemenas janë detyruar të shpërngulen për shkak të dëmtimit dhe shkatërrimit të infrastrukturës në vend./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne