Bota

OBSH- Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar

2,6 milionë vetë vdesin çdo vit për shkak se janë bërë viktima të trajtimeve të gabuara mjekësore apo ilaçeve jo të duhura.

Që do të thotë, 5 të vdekur në minutë, një shifër alarmante kjo e cila ka detyruar OBSH-në të japë alarmin të kërkojë veprime konkrete.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli për të parën herë në 17 shtator “Ditën Botërore për Sigurinë e Pacientëve”, me shpresën se në këtë mënyrë, thotë DW, do të arrijë të tërheq vëmendjen tek ky ngërç.

Në të gjithë botën 40% e pacientëve kanë pësuar lëndime në trajtimet ambulante, ndërsa në spitale kanë pasur probleme vetëm 10% e tyre. Në 150 vende me të ardhura të ulëta e të mesme 2,6 milionë njerëz madje kanë ndërruar jetë për shkak të trajtimeve jo të duhura mjekësore.

Gama e gabimeve është e madhe – që nga diagnoza e gabuar deri tek ilaçet e papërshtatshme, ata kanë marrë rrezatimin jo të duhur apo janë infektuar gjatë trajtimit. Në statistikat e OKB-së dalin edhe prerjet e gjymtyrëve të gabuara apo operacione në anën e gabuar në kokë tek fëmijët. Një arsye është edhe hierarkia e fortë në spitale, ku personeli vartës nuk guxon të hapë gojën, apo punonjësit kanë heshtur nga frika e pasojave. sipas ekspertëve me një siguri më të mirë për pacientët, kursehen para, sepse pacientët e trajtuar gabim duhet të trajtohen më vonë shumë gjatë në klinika./Mesazhi

OPINIONE

INTERVISTA