OCHA – Në sulmet e fundit të koalicionit arab në Jemen janë vrarë 12 civilë

Në një komunikatë të bërë në llogarinë në Twitter nga Zyra e Koordinimit për Marrëdhëniet Njerëzore (OCHA) e Kombeve të Bashkuara (OKB) pas sulmeve ajrore të koalicionit arab të udhëhequr nga Arabia Saudite ndaj provincës Haxhe të Jemenit, ku humbën jetën 12 persona në mesin e të cilëve 6 ishin fëmijë, thuhet se në Jemen në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte kanë humbur jetën 320 mijë civilë.

Koordinatorja e Zyrës së Koordinimit për Marrëdhënie Njerëzore (OCHA), Lise Grande theksoi se dhuna e kryer kundër civilëve në Jemen tejkalon të gjitha perceptimet dhe është absolutisht e papranueshme.

Duke vënë në dukje se duhet të ndalet kjo dramë, Grande tha: “Nuk ka asnjë arsye që populli i Jemenit t’i përjetojë këtë vështirësi. Është për keqardhje që familjet në vend se ta festojnë Bajramin e Kurbanit me të afërmit e tyre ata duhet t’i pranojnë ngushëllimet për ata”.

Në Jemen, ku paqëndrueshmëria politike po sundon për një kohë të gjatë, po jetohen përleshjet midis huthive dhe forcave të qeverisë.

Ndërkohë që huthitë kanë marrë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone që nga shtatori 2014, forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite mbështesin qeverinë jemenase që nga marsi 2015 e këtej.

Mijëra njerëz kanë humbur jetën në përleshjet që vazhdojnë për 5 vjet në Jemen. Në Jemen, një nga vendet më të varfra në botë, kriza humanitare në rritje për shkak të luftës civile ka arritur në nivele të tmerrshme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne