Oficeret turke me detyrë në operacionin “Dega e Ullirit”

Ndërkohë që vazhdon avancimi i Forcave të Armatosura të Turqisë (Mehmetçik) drejt Afrinit në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, edhe oficeret në detyrë shkojnë në vijën kufitare dhe marrin pjesë në mënyrë aktive në operacion.

Në operacionin “Dega e Ullirit” të nisur më 20 shkurt nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) me mbështetjen e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), në disa njësi, pjesë të operacionit shërbejnë edhe oficeret turke. Një pjesë e tyre, të cilat më parë kanë marrë pjesë edhe në operacionin “Mburoja e Eufratit”, po marrin pjesë në operacionin “Dega e Ullirit” në detyra kyçe.

Kapitenia e Artilerisë Dilek Aygun, e cila është në detyrë në bateritë e obusëve të vendosur përgjatë vijës kufitare me qëllim të mbështetjes së avancimit të trupave të blinduara dhe komandove, është njëra nga kapitenet që shërben në kuadër të operacionit kundër YPG/PKK-DEASH-it.

Aygun thotë se obusët e tipit ‘Stuhia’ luajnë një rol të rëndësishëm në operacion.

Ajo tha se me këto gjuajtje mund t’i shkatërrojnë objektivat në distancë prej rreth 40 kilometra. Obusët ‘Stuhia’, sistemi i kontrollit të gjuajtjes të të cilit bëhet plotësisht me kompjuterë, mund të shërbejë në çdo lloj kushtesh atmosferike. Për mua është shumë e rëndësishme të jem pjesë e këtij operacioni”, tha Aygun.

Ndërsa lejtnant Ceren Ozçelik, komandantja e ekipit të mirëmbajtjes dhe mbështetjes ndodhet në ekipin të cilët realizojnë aktivitetet e riparimit të obusëve.

Ajo tha se për të është nder të jetë pjesë e këtij operacioni. Ozçelik thotë se “Unë jam në detyrë në ekipin e mirëmbajtjes, jam përgjegjëse për mirëmbajtjen e obusëve. Ne jemi pasardhës të Kara Fatimave, Nënë Hatunëve (heroina turke). Ne e kemi trashëgim dashurinë për atdheun. Ky profesion dhe pjesëmarrja në këtë operacion është nder për mua”.

Njëra nga oficeret përgjegjëse për rrjedhën e municioneve dhe pajisjeve, lejtnant Çigdem Yuksel thotë se me fuqinë dhe vendosmërinë që kanë, mund të tejkalojnë çdo vështirësi.

Duke vënë në dukje se gratë oficere përmbushin detyrat e tyre me një kujdes të madh, Yuksel thotë: “Është një detyrë që të bën të ndihesh krenare. Ne po i përmbushim urdhrat e dhëna në mënyrën më të shpejtë”.

Lejtnant Gulru Gizem Atabey, komandante për mirëmbajtje thotë se me ato të cilat janë nën komandën e saj, realizojnë mirëmbajtjen e automjeteve ushtarake të cilët marrin pjesë në operacion. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne