Ogerta Manastirliu kapet në gënjeshtër për maskat e skaduara

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është kapur gafil dhe ka dhënë një shpjegim pa logjikë, për të justifikuar aferën e maskave të skaduara që në vitin 2011 në “Real Story” të Sokol Ballës.

Ajo ka shpjeguar se, ato nuk shkaktojnë alergji; se pambuku nuk skadon; se “Rilindja” nuk punon për sot, por për të ardhmen, pa dhënë asnjë fjalë konkrete se përse maskat që u shpërndanë sot ishin prej nëntë vitesh të skaduara.

Kur u pyet për vitin 2011, ajo i tha Sokol Ballës se nuk e kishte lexuar atë. Por ajo nuk arriti t’i japë shpjegim një fakti konkret: Kur ishin të dobishme maskat me datë skadence në 2011, pse kjo datë u fsheh duke i vënë përsipër një pullë tjetër me vitin 2020. Ajo thjesht tha se, kjo nuk mund të ndodhte pasi maskat ishin të futura në kontenierë.

Por, të zënë në hall edhe vëtë punonjësit e Manastirliut kanë qenë të detyruar të pranojnë se të tilla maska nuk kanë efekt në mbrojtjen e personelit.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ftuar në studion e Abc News, me gazetarin Endri Xhafo, Brataj u tregua i rezervuar, ndërsa shtoi se një maskë e skaduar nuk të dëmton, por ul cilësinë e funksionit të saj./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne