Bota

OKB: 150 mijë persona u dëmtuan nga përmbytjet në Jemen

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se nga reshjet dhe përmbytje që vazhdojnë që nga mesi i muajit prill në Jemen, janë dëmtuar 150.000 njerëz.

Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Jens Laerke, në konferencën për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë nëpërmjet video-konferencës, njoftoi rreth gjendjes humanitare në Jemen.

Ai tha se 13 provinca të Jemenit në rajonet jugore, perëndimore dhe bregu i mesëm janë ndikuar nga kushtet e këqija të motit, duke paralajmëruar se pritet më shumë shi dhe stuhi në mbarë vendin.

“Reshjet e dendura në Jemen që nga mesi i prillit, kanë prekur 150.000 persona”, tha Laerke.

Laerke gjithashtu njoftoi se përmbytjet kanë përfshirë edhe strehimoret e personave të zhvendosur brenda vendit dhe se përmbytja më së shumti ka shkaktuar dëme në kryeqytetin Sana. Ai po ashtu tha se energjia elektrike në Aden është e ndërprerë që nga 21 prilli.

“Zbulohen 110.000 raste të dyshuara me kolerë”

Ai më tutje vuri në duke se burimet e ujit të ndotur rrisin rrezikun e epidemisë së malaries dhe kolerës.

“Tashmë që nga muaji janar i këtij viti janë zbuluar 110.000 raste të dyshuara me kolerë”, u shpreh ai.

Laerke njoftoi se operacionin më të madh në botë të ndihmave humanitare e kanë bërë në Jemen, duke arritur te 13 milionë persona në muaj./AA

OPINIONE