Bota

OKB: A. Saudite nuk e gjykoi përgjegjësin kryesor për vrasjen e Khashoggit

Raporti i përgatitur nga OKB-ja për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi konfirmon se në çështjen gjyqësore të zhvilluar në Arabinë Saudite për vrasjen e Khashoggit, nuk është gjykuar emri më i rëndësishëm i planit të vrasjes Suud el-Kahtani ish-këshilltar i princit të kurorës bin Selman dhe një numër i madh i njerëzve në ekipin e ekzekutimit.

Prokuroria e Arabisë Saudite ka njoftuar publikisht se 11 të pandehurit që ishin përfshirë në vrasje ishin paraqitur para gjyqtarit për herë të parë në Riad më 3 janar 2019, por nuk ka publikuar emrat e tyre.

Ndërkohë Raportuesja e posaçme e OKB-së për Ekzekutime Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare, Agnes Callamard, në raportin e saj që ka përgatitur në lidhje me vrasjen dhe të cilin e ka njoftuar ditë më parë ka publikuar këto emra pas përpilimeve të kryera me informacionet që ka marrë nga burimet pjesëmarrëse në gjyqe.

Thuhet se këta persona, përveç ish-zëvendës shefit të inteligjencës saudite, Ahmed al-Asiri dhe Muflih Shaja el-Muslih, për të cilin pretendohet se është punonjës i konsullatës, janë pjesë e ekipit të ekzekutimit prej 15 personash të cilët shkuan në Stamboll për të vrarë gazetarin Khashoggi.

Tërheq vëmendjen se Suud el-Kahtani, ish-këshilltari i princit të kurorës së Arabisë Saudite, bin Selman nuk ndodhet në listën e 11 personave të cilësuar si të dyshuar që po gjykohen në Arabinë Saudite për vrasjen.

Rreth Kahtanit dihet se ai i ka thënë ekipit ekzekutues të Khashoggit “Më sillni kokën e atij qeni”, ndërsa në shtypin ndërkombëtar janë paraqitur shumë lajme se ai ka kontrolluar ekipin ekzekutues të dërguar në Stamboll dhe se në të njëjtën kohë ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt me liderin e ekipit në Stamboll.

Gjithashtu tërheq vëmendjen që në gjykimin e zhvilluar në Riad nuk ndodhet as ish-konsulli saudit i Stambollit, Muhammed al-Utaibi i cili ka bërë përgatitjen për ekipin ekzekutues të ardhur nga Riadi para vrasjes dhe që është i implikuar në planifikimin dhe përpunimin e vrasjes.

Institucionet turke të sigurisë kanë përcaktuar se Utaibi ishte përfshirë në trafikun e veprimeve mes ndërtesës së Konsullatës së Përgjithshme dhe vendbanimit të tij gjatë vrasjes së Khashoggit dhe kjo situatë u reflektua në raportin e OKB-së.

Sipas raportit të OKB-së, autoritetet saudite nuk kanë ndjekur penalisht Naif Hassan S. al-Arifi, Abdulaziz Muhammed M. al-Hawsawi, Khalid Aedh G. al-Taibi, Meshal Saad M. al-Bostani, Galib T. al-Harbi dhe Bedr Lafi M. al-Utaibi të cilët kanë qenë nga ekipi ekzekutues prej 15 personash./trt