OKB bën apel për rifillimin e negociatave në Qipro

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së) u ka bërë thirrje liderëve të dy komuniteteve në Qipro dhe palëve të interesuara për t’u rikthyer negociatave “të hapura, krijuese, aktive dhe domethënëse” nën patronazhin e OKB-së për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë të bazuar në një federatë me dy komunitete dhe dy zona të barabarta politikisht.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi njëzëri rezolutën për zgjatjen edhe me 6 muaj të mandatit për misionin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Qipro (UNFICYP).

KS i OKB-së e zgjati mandatin e UNFICYP-së deri më 31 korrik 2019 me arsyetimin se misioni paqeruajtës i OKB-së ishte i nevojshëm në ishull.

Rezoluta e KS të OKB-së gjithashtu u bën thirrje dy liderëve të komunitetit dhe palëve të interesuara që të kthehen në negociatat e hapura, krijuese, aktive dhe kuptimplote nën patronazhin e OKB-së për një zgjidhje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë të bazuar në një federatë me dy komunitete dhe dy zona të barabarta politikisht.

UNFICYP, një nga misionet paqeruajtëse më të jetëgjata të OKB-së, vazhdon të qëndrojë në ishull që nga viti 1964 dhe mandati i mandati i tij zgjatet çdo 6 muaj./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne