OKB dënon politikën çnjerëzore të BE-së kundër emigrantëve

Politika e Bashkimit Evropian për të ndihmuar autoritetet libiane për të kapur emigrantët në Mesdhe dhe për t’i kthyer ata në burgje “të tmerrshme” në Libi është “çnjerëzore”, deklaroi të martën shefi i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara.

“Vuajtja e emigrantëve të ndaluar në Libi është një njollë turpi për ndërgjegjen e njerëzimit”, tha në një deklaratë shefi i të drejtave të njeriut të OKB, Zeid Ra’ad Al Hussein. “Politika e Bashkimit Evropian për të ndihmuar Gardën Bregdetare të Libisë për të kapur dhe kthyer emigrantët në Mesdhe është çnjerëzore,” shtoi ai. “Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të vazhdojë të mbyllë sytë ndaj tmerreve të paimagjinueshme të përjetuara nga emigrantët në Libi “, deklaroi shefi i të drejtave të njeriut të OKB./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne