Bota

OKB emëron rusen Valovaya për të kryesuar zyrën në Gjenevë

Tatiana Valovaya e Rusisë është emëruar si drejtoreshë e përgjithshme e zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, njoftoi sot emërimin e Tatiana Valovaya-s të Federatës Ruse si drejtoreshë e përgjithshme e zyrës së OKB-së në Gjenevë”, bëri të ditur OKB në një deklaratë.

Valovaya vjen pas danezit Michael Moller, i cili ishte në detyrë që nga viti 2013. Ajo do të jetë femra e parë që udhëheqë zyrën e OKB-së në Gjenevë.

“Valovaya është marrë me pozitën mbi 35 vite përvojë të gjerë në gazetari, diplomaci dhe shërbim qeveritar”, tha OKB.

Valovaya punoi për Gazetën Ekonomike në periudhën 1983-1989, para fillimit të karrierës së saj në qeverinë ruse ku ajo shërbeu me “aftësi të shumëanshme”.

“Përzemërsisht e përgëzoj atë që është gruaja e parë që do të kryesojë zyrën e OKB-së në Gjenevë”, tha Moller, duke mirëpritur emërimin e Valovaya-s./AA

Etiketa