OKB i bën thirrje Izraelit për ‘heqjen e ndalimit të tregtisë në Gaza’

Koordinatori special i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Mladenov ka paralajmëruar se ndalimi i eksportit dhe importit në portën kufitare Kerm Abu Salim në Gaza nga Izraeli, do të ketë pasoja shqetësuese.

Koordinatori Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov Mladenov ka thënë se ndalimi i eksportit dhe importit në portën kufitare Kerm Abu Salim në Gaza nga Izraeli, do të ketë pasoja shqetësuese dhe i ka bërë thirrje autoriteteve që të heqin dorë nga ky vendim.

Në deklaratën e tij me shkrim, Mladenov vuri në dukje se ndalimi i eksportit dhe importit në portën kufitare Kerm Abu Salim në Gaza nga Izraeli, do të ketë pasoja shqetësuese.

Mladenov, i cili i kërkoi zyrtarëve izraelit të heqin dorë nga ky vendim, ka paralajmëruar Hamasin dhe grupet e tjera palestineze të qëndrojnë larg provokimeve.

Mladenov theksoi se OKB ka vazhduar bisedimet me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë, si dhe me aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë, për të ulur tensionet, duke theksuar se zhvillimet e fundit nuk duhet të pengojnë këto nisma dhe se të gjitha palët duhet të shmangin hapat të cilët do të përshkallëojnë tensionin.

U raportua se është ndaluar eksporti nga porta kufitare Kerm Abu Salim dhe se janë sjellur kufizime të reja ndaj importit.

Në komunikatën e cila i është komunikuar palës palestineze nga Izraeli, u raportua se edhe pse u ndalua eksporti, karburantet, artikujt ushqimor, furnizimet mjekësore, kafshët e gjalla, ushqimi dhe kashta do të lejohen të hyjnë.

Burimi : Rast Haber

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne