OKB i kërkon Arabisë Saudite të shfrytëzojë mundësinë pasi Jemeni ofroi armëpushim

Kombet e Bashkuara kanë mirëpritur një propozim të lëvizjes Ansarullah të Jemenit për të ndalur sulmet ndaj Arabisë Saudite në këmbim të dhënies fund të sulmeve të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit.

Në një deklaratë të publikuar të Shtunën, i Dërguari Special i KB për Jemen Martin Griffiths theksoi “rëndësinë e përfitimit nga kjo mundësi dhe ecjen përpara me të gjitha hapat e nevojshëm për të zvogëluar dhunën, përshkallëzimin ushtarak dhe retorikën shterpë.” Griffiths theksoi se zbatimi i propozimit nga Ansarullah ” mund të dërgojë një mesazh të fuqishëm të vullnetit për t’i dhënë fund luftës”.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve në konfliktin e Jemenit “të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar, të ushtrojnë kufizime dhe të mos lejojnë që Jemeni të tërhiqet më tej në tensionet rajonale.” Arabia Saudite deri më tani nuk ka pranuar të pranojë ofertën Jemenit për armëpushim./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne