OKB-ja dërgon 59 maune me ndihma në Idlib

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) sot ka dërguar 59 maune me ndihma humanitare në Idlib, një provincë veriperëndimore e Sirisë ku miliona njerëz kanë nevojë të madhe për ndihma.

Maunet hynë në qytet përmes portës kufitare Cilvegozu në provincën jugore Hatay të Turqisë, e cila kufizohet me Idlibin.

Pajisjet do të shpërndahen për njerëzit që përpiqen të mbijetojnë në Idlib dhe zonat rurale pranë tij.

Siria është përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Asadit shtypi protestuesit pro-demokracisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne