OKB-ja përgënjeshtron manipulimet e organizatës terroriste YPG/PKK

Zëdhënësja e Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut pranë Kombeve të Bashkuara (OHCHR), Ravina Shamdasani, përgënjeshtroi pretendimet e organizatës terroriste YPG/PKK se Turqia në operacionin “Burimi i Paqes” ka përdorur armë kimike.

Llogaritë e afërta në rrjetet sociale me organizatën terroriste, me anë të fotografi të rreme u përpoqën që të manipulojnë operacionin se janë përdorur municione të ndaluara si “armë kimike, bomba fosfori”.

Shamdasani e cila gjatë luftës së brendshme në Siri ka raportuar në lidhje me sulmet me armë kimike të cilat regjimi i Bashar al-Assadit i ka kryer ndaj popullit të tij, në lidhje me propagandën njollosëse të organizatës terroriste YPG/PKK dha deklarata për Anadolu Agency (AA).

“Tek ne (OHCHR) nuk ka arritur një informacion në lidhje me këtë”, tha ajo në lidhje me pretendimet se Forcat e Armatosura Turke kanë përdorur armë kimike.

Ajo duke folur edhe në lidhje me marrëveshjen mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për verilindjen e Sirisë, theksoi se ndjejnë kënaqësi se problemi në rajon zgjidhet me anë të paqes dhe dialogut.

– Përgënjeshtroi edhe OBSH-ja

Ndërkohë, zëdhënësi i Oraganizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në një konferencë për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë, në përgjigje të pyetjeve këmbëngulëse të gazetares së Al Jazeera, Barbara Bibbo, se “Turqia ka përdorur armë kimike ndaj YPG/PKK”, tha se OBSH-ja nuk ka ndonjë informacion në këtë drejtim.

“Kemi informata se organizata terroriste do të përdorë armë kimike dhe do t’i fajësojë forcat tona duke u munduar të krijojë perceptime”, kishte theksuar ministri i mbrojtes i Turqisë, Hulusi Akar, duke shtuar se “është një fakt i njohur nga të gjithë se në inventarin e Forcave të Armatosura të Turqisë nuk ka armë kimike”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne