OKB-ja shkëput lidhjet me fondacionin “JWF” të FETO-s

Departamenti i Informacionit Publik në Kombet e Bashkuara (DPI), njoftoi të premten, në përgjigje të një kërkese nga Turqia, se ka shkëputur lidhjet me Fondacionin e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve (JWF), i cili njihet për lidhje të ngushta me organizatën terroriste gyleniste (FETO).

President honorar i Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve është lideri i organizatës terroriste të lartpërmendur, Fetullah Gulen.

Një vendim i tillë është marrë pas një kërkese të bërë nga Misioni i Përhershëm i Turqisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Më parë, OKB-ja kishte anuluar edhe “statusin këshillues” të tre organizatave të lidhura me FETO-n.

Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së (ECOSOC), një nga gjashtë organet kryesore të Kombeve të Bashkuara, në prill të këtij viti miratoi me konsensus shkëputjen e lidhjeve me shoqatën “Kimse Yok Mu”, fondacionin “JWF” dhe Konfederatën e Biznesmenëve dhe Industrialistëve të Turqisë (TUSKON). Tre organizatat në fjalë, u mbyllën në Turqi për përkrahjen e tyre ndaj tentativës për grusht shteti të 15 korrikut 2016.

Organizata terroriste gyleniste dhe kreu i saj janë orkestrues të tentativës së dështuar për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar, ku ranë dëshmorë 250 persona dhe u plagosën rreth 2.200 të tjerë. FETO zhvillonte një fushatë shumëvjeçare për përmbysjen e pushtetit duke u infiltruar në institucionet kyçe të Turqisë, sidomos në ushtri, polici dhe gjyqësor./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne