OKB: Jemeni në kolapsin më të ashpër, bota vetëm shikon

Kombet e Bashkuara thonë se Jemeni është në prag të kolapsit total, pasi kombi i varfër po përballet me një agresion të përgjakshëm ushtarak nga Arabia Saudite, ku ekziston edhe një shpërthim kolere.

“Kriza nuk po vjen, nuk është e dukshme, është sot këtu – në orën tonë dhe njerëzit e zakonshëm po paguajnë çmimin”, tha nënsekretari i përgjithshëm i OKB për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori për Emergjenca Stephen O’Brien në një fjalim të martën, duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Njerëzit në jemen janë duke ju nënshtruar privimit, sëmundjeve dhe vdekjes,” tha ai duke shtuar se kriza në vendin arab po shkakton “kolaps total social, ekonomik dhe institucional”. O’Brien më tej tha para KStë OKB se “është koha tani” për të përfunduar emergjencën më të madhe ushqimore në botë dhe për ta vënë Jemenin në rrugën e mbijetesës. Vërejtjet e tij alarmuese vijnë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB deri tani nuk arriti të ndalojë makinën saudite të luftës dhe ta pengojë atë të shkaktojë më shumë dëme në fqinjin e varfër jugor të mbretërisë arabe. Që nga marsi i vitit 2015, Jemeni është bombarduar rëndë nga avionët luftarakë sauditë, si pjesë e një fushate brutale kundër vendit të varfër në një përpjekje për të shtypur lëvizjen popullore Ansarullah dhe për të rikthyer në pushtet ish-presidentin Abd Rabe Mansur Hadi, një aleat i fortë i Riadit. Të dhënat e fundit tregojnë se lufta deri më tani ka vrarë mbi 12,000 jemenas dhe ka plagosur mijëra të tjerë. Bombardimet saudite kanë marrë dëmtuar po ashtu rëndë infrastrukturën e Jemenit, shkollat dhe spitalet. Sulmet ajrore të pamëshirshme kanë vënë më shumë se gjysmën e të gjitha objekteve shëndetësore në Jemen në një gjendje të mbylljes së plotë ose të pjesshme. Gati 3.3 milion qytetarë jemenasë, duke përfshirë 2.1 milion fëmijë, aktualisht vuajnë nga kequshqyerja akute. Organizata Botërore e Shëndetësisë të martën njoftoi shtimin me 50% të rasteve të infektuara me sëmundjen e kolerës në Jemen si pasojë e vazhdimit të agresionit ushtarak dhe bllokadës së Arabisë Saudite ndaj këtij vendi. Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi:

“Nga data 27 prill kur u konfirmua përhapja e sëmundjes së kolerës në Jemen e deri më tani, janë regjistruar 35.217 persona të infektuar me këtë sëmundje. Nevio Zagaria, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Jemen, ka deklaruar se numri i personave të infektuar me sëmundjen e kolerës në Jemen është 23.500 persona. Sipas tij, deri më tani 242 jemenas kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes së kolerës. Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, në mars të vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur bllokadë të hekur tokësore, detare dhe ajrore ndaj këtij vendi. Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite dhe bllokada e hekur kundër Jemenit është bërë shkak që populli jemenas të përballet me mungesa të mëdha në sektorin e shëndetësisë dhe medikamenteve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne