OKB kërkon ndalimin e vrasjes së fëmijëve në Jemen

Zëdhënësi i Zyrës së OKB për çështje bashkëpunimi bëri thirrje për ndalimin e sulmeve të regjimit Al Saud kundër fëmijëve në Jemen.

Yens Larki tha se ndihmat humanitare janë të nevojshme për popullin jemenas, veçanërisht për fëmijët, ka bërë të ditur uebsajti i gazetës Al Kods Al Arabi që botohet në Londër. Larki ka thënë se mbyllja dhe rrethimi i aeroporteve dhe i porteve të Jemenit nga Arabia Saudite është bërë shkak për përhapjen e sëmundjes së kolerës dhe mungesës së ushqimeve në këtë vend. Jamie McGoldrick, përfaqësuesi i OKB për çështje humanitare në Jemen, ka deklaruar se mbyllja e korridoreve dhe porteve kryesore të Jemenit, kërcënon seriozisht progresin e arritur në luftën kundër urisë në këtë vend./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne