Bota

OKB kërkon urgjentisht hapjen e aeroportit të Sanës

Ismail Ould Sheik Ahmed, përfaqësues i OKB për çështjet e Jemenit ka kërkuar rihapjen e aeroportit të Sanas, si një hap i rëndësishëm për të ulur vuajtjet e kombit jemenas dhe për të garantuar futjen e ndihmave humanitare në këtë vend.

Ndërkohë këshilli norvegjez për emigrantët në Jemen ka thënë se shumë jemenas për shkak të mbylljes së aeroportit nuk kanë mundësi që të dërgohen për kurim jashtë shtetit. Sipas drejtorit të këtij këshilli, mbyllja e hapësirës ajrore të Jemenit ka përkeqësuar akoma më shumë situatën në këtë vend dhe për këtë ai ka kërkuar hapjen e linjave vendase dhe ndërkombëtare që të dërgohen ndihma për popullin. Hapësira ajrore e Jemenit është mbyllur që prej agresionit ushtarak të Arabisë Saudite në mars të vitit 2015. OKB dhe shumë organizata ndërkombëtarë prej Arabisë Saudite kanë kërkuar të hapë hapësirën ajrore të Jemenit me qëllim që të dërgohen ndihma humanitare në aeroportin Sana. Arabia Saudite e mbështetur nga disa vende arabe dhe nga Amerika prej marsit të vitit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit në pushtet të Abdarabuh Mansur Hadi, ish president i Jemenit.

Ky agresion deri tani ka lënë të vrarë mbi 12 mijë civilë jemenas dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e këtij vendi. Ditë më parë, OKB ka paralajmëruar për rrezikun e urisë për 7 milion jemenas. Sipas zyrës humanitare të OKB, me miliona banorë të Jemenit, kërcënohen nga vdekja për shkak të sëmundjeve dhe urisë. 2.5 milion fëmijë të moshës nën 5 vjeç gjithashtu rrezikojnë vdekjen për shkak të kequshqimit. Për këtë Jemeni ka nevojë të theksuar për ndihma humanitare, raporton zyra e OKB për çështjet humanitare. Ndërkaq, Shefi informativ i zyrës humanitare të OKB në Jemen ka deklaruar se kriza humanitare dhe njerëzore në Jemen është përkeqësuar akoma më shumë. Zeid Alaja, pasi paralajmëroi shtimin e rreziqeve nga kriza në Jemen, ka thënë se 21 milion jemenas kanë nevojë për ndihma humanitare. Rreziqet që i kanosen popullit jemenas nga kriza janë varfëria, sëmundja e kolerës, pasiguria ushqimore dhe pasiguria shëndetësore. Vlen të theksohet se Arabia Saudite e ndjekur nga disa vende të tjera arabe dhe me dritën jeshile të Amerikës, prej marsit të vitit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit, duke lënë të vrarë mbi 12 mijë civilë dhe duke shkatërruar jashtëzakonisht shumë infrastrukturën e këtij vendi. Ky agresion ka nisur me pretekstin e rikthimit në pushtet të presidentit të vetë dorëhequr të Jemenit Abdarabe Mansur Hadi./ PT

OPINIONE