OKB: Koalicioni saudit po bllokon shpërndarjen e ndihmave në Jemen

Stefan O’Brien, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje humanitare, ka bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Jemen dhe për krijimin e lehtësirave për hyrjen e ndihmave ushqimore, karburantit dhe barnave, për të parandaluar tragjedinë njerëzore në këtë vend.

Sipas uebsajtit të kanalit televiziv Al Mejadin, Stefan O’Brien, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje humanitare, ka thënë: Nuk ka ndodhur asnjë përparim humanitar në Jemen dhe uria, kolera, vdekjet, plagosjet dhe shkatërrimi në këtë vend po vazhdon dhe kjo është një tragjedi e rëndë politike, ndërsa ¼ e popullit jemenas kanë të ardhura minimale. O’Brian gjatë një takimit të veçantë të KS të OKB në lidhje me situatën humanitare dhe politike në Jemen, duke vënë në dukje se shtyllat dhe organizatat publike në Jemen janë shkatërruar tërësisht dhe kolera po përhapet me shpejtësi në këtë vend, ka thënë: Civilët çdo ditë janë viktima të sulmeve ajrore të koalicionit saudit, ku vetëm gjatë një sulmi ajror në Aden, 12 civilë kanë humbur jetën. Në këtë mes, vetëm agresori saudit është përgjegjës për viktimizimin e njerëzve. Ky përfaqësues i OKB përveçse ka kërkuar nga të gjitha palët arritjen e një marrëveshje të menjëhershme, ka kërkuar hyrjen e ndihmave humanitare dhe futjen e forcave ndihmëse në këtë vend./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne