OKB kritikon ndërtimin e linjës së naftësjellësit në Dakotën Veriore

Në lidhje me projektin e linjës së naftësjellësit që planifikohet të ndërtohet në Dakotën Veriore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila bëhet shkak i protestave të shumta në vend, një kritikë tjetër erdhi edhe prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kalimi i linjës së naftësjellësit nëpër territoret e indianëve amerikan në Dakota bëhet shkak edhe i debateve të shumta.

Raportuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara për Popujt Vendas, Victoria Tauli-Corpuz, kritikoi politikat e popujve vendor të Presidentit Donald Trump, i cili miratoi këtë projekt krahas protestave dhe presioneve të fiseve të indianëve amerikan.

Corpuz theksoi se vendimi i Trump-it pa u konsultuar me popujt vendor është i gabueshëm, ndërsa shtoi se “Udhëheqja e ShBA-së nuk ndjek një proces të drejt për shkak të moskonsultimit me indianët amerikan dhe pa marrjen e miratimit të tyre të lirë dhe të vetëdijshëm”.

Tali-Corpuz bëri të ditur se do ta përkrahin administratën e Trump-it në qoftë se heq dorë nga ndërtimi i kësaj linje, ndërkaq nëse ndodhë e kundërta kjo do të ketë ndikim negativ ndaj ambientit, por edhe nga aspekti i jetës sociale të indianëve amerikan.

Edhe LaDonna Tamakawastewin Allard, e cila është anëtare e fisit “Shkëmb i Qëndrueshëm” (Standing Rock) dhe pronare e tokës ku do të kaloj linja e naftësjellësit u bëri thirrje të gjitha fiseve vendore ta përkrahin njëri-tjetrin.

“Kërkojmë nga Kombet e Bashkuara që edhe popujt vendor të kenë të drejtën e votës ashtu sikurse popujt tjerë”, deklaroi Allard.

Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Popujve Vendor ishte miratuar në Asamblenë e Përgjithshme më 13 shtator 2007./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne