OKB mirëpret marrëveshjen Turqi-SHBA për Sirinë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, lidhur me marrëveshjen mes Turqisë dhe SHBA-ve për rajonin verilindor të Sirisë, njoftoi se mirëpresin me kënaqësi çdo përpjekje që bëhet për të mbrojtur civilët dhe për të pakësuar tensionet.

Zyra për shtyp e zëdhënësit të sekretarit të OKB-së ka bërë një deklaratë lidhur me bisedimet e zhvilluara mes Turqisë dhe SHBA-ve dhe marrëveshjen e arritur për rajonin verilindor të Sirisë.

“Sekretari i përgjithshëm mirëpret të gjitha përpjekjet që bëhen sipas Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur civilët dhe për të ulur tensionet”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera, në deklaratë theksohet se ende ka një rrugë të gjatë për gjetjen e një zgjidhjeje efektive për krizën e Sirisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne