OKB njofton numrin e të vdekurve në protestat e Gazës

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se 254 palestinez janë vrarë dhe 23 mijë të tjerë janë plagosur pas protestave të Gazës të cilat filluan me 30 mars.

Është njoftuar se 254 palestinez janë vrarë dhe 23 mijë të tjerë janë plagosur në protestat e Gazës të cilat filluan me 30 mars.

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, 44 palestinez të vrarë nga forcat izraelite janë fëmijë, ndërsa 4 prej tyre janë gra.

Sipas raportit, në mesin e 23 mijë e 603 palestinezëve të plagosur, 5 mijë e 183 prej tyre janë fëmijë djem, 464 fëmijë vazja, dhe 1437 prej tyre janë gra.

Muaji në të cilin ka pasur më së shumti vdekje raportohet të jetë muaji maj në të cilin kanë humbur jetën 80 palestinez.

Në muajin maj, presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi ta zhvendos ambasadën Ambasadën e SHBA-së nga Tel Avivi në Jeruzalem, dhe në protestat e bëra për shkak të këtij vendimi, pati një numër të madh të vdekjeve si pasojë e sulmeve të forcave izraelite.

Në këtë raport u vu në dukje se palestinezët janë nxitur për shkak të faktit se forcat izraelite kanë përdorur plumba të vërtet ndaj protestuesve

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne