OKB paralajmëron për situatën e rënduar të fëmijëve në zonat e konfliktit

OKB paralajmëron se situata e fëmijëve në zonat e konfliktit është e vështirë dhe kritike.

Agjencia Xinhua njofton se në zonat e konfliktit vazhdohet të shkelen të drejtat e fëmijë dhe për këtë OKB ka kërkuar bashkëpunim mes organizatave ndërkombëtare për të shpëtuar milion fëmijë në botë.

Sipas raportit të kësaj organizate, vazhdimi i konflikteve të armatosura në vitin 2018 ka vështirësuar shumë jetën e fëmijëve. OKB thekson së gjendja më e rëndë e fëmijëve është regjistruar në Afrikë. Raporti i kësaj organizate gjithashtu thekson se gjendja e fëmijëve në Siri gjithashtu është tepër e rëndë.

OKB më herët ka deklaruar se në 5 vitet e luftës në Jemen, 7,500 fëmijë jemenas janë vrarë ose plagosur nga sulmet e koalicionit saudit. Koalicioni saudit i mbështetur nga Amerika ka shkatërruar infrastrukturën ekonomike dhe njerëzore në Jemen./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne